Eliminuan Juventusin, trajnerit të Portos i ndodh e pabesueshmja në konferencën për shtyp

0
219

Porto shkaktoi surprizën në Champions League, duke eliminuar Juventusin në 1/8 e finaleve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.

Por, pavarësisht kësaj arritjeje të madhe dhe një ndeshjeje që shkoi në kohën shtesë e dhuroi plot 5 gola (3-2 për bardhezinjtë), Sergio Conceicao u gjend përballë një situate shumë të sikletshme në konferencën për shtyp.

Asnjë prej gazetarëve të lidhur me Zoom nuk kërkoi radhën për t’i bërë qoftë një pyetje, madje as për ta përgëzuar për suksesin. Trajneri i Portos u shpreh i habitur që nuk kishte pyetje as nga gazetarët portugezë dhe në fund u largua pa folur fare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here