Google search engine
Home Rajoni Kosova “Priten arrestime”, Milaim Zeka del me paralajmërimin ‘bombë’ për politikën shqiptare: Skandali...

“Priten arrestime”, Milaim Zeka del me paralajmërimin ‘bombë’ për politikën shqiptare: Skandali është shumë i thellë dhe shumë gjëra do bëhen publike

0
261

Gazetari Milaim Zeka ka dalë më një paralajmërim të fortë në rrjetet sociale, Nisur nga një video-skandal i publikuar sëfundmi në Kosovë në lidhje me vjedhjen e votave, Zeka paralajmëron se skandali është shumë i thellë dhe priten arrestime në Qendrën e Numërimit të votave.

“Priten arrestime ne Qendren e Numerimit

Arizoni i cili del si emer ne videoinqizimin e publikuar nga Insajderi, sipas burimeve te mia te informacionit, ka nje emer krejte tjeter. Ai, permes disa zyrtareve te larte politik, ka hy ne Qendren e Numerimit me nje begj krejte fallc. Policia e Kosoves, bashke me prokurorin, e dine nje gje te tille.

Perplasjet kane ardhur pas dyshimeve te shprehura nga disa njereze qe kane aderuar se voni ne AAK, se po demtoheshin nga komisioneret e kesaj partie, dhe nga disa kolege te futur ne listate e deputeteve. Skandali eshte i thelle, edhe shume gjera do behen publike.

Njerezit brenda AAK-se flasin per keto manipulime, te cilat jane bere edhe me mbeshtetjen e disa deputeteve te vjeter.

Ish deputeteja e AAK-se, e cila fillimisht e akuzoi publikisht Meliza Haradinajn per ”manipulime”, sipas te gjitha gjasave do behet deputete. Pjesa e vazhdimit mbetete pune per policine, dhe prokurorine. Shume komisioner duhet arrestuar, sepse permes manipulimeve te tyre, vritet edhe vota, edhe demokracia…!”, shkruan Zeka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here