Endira Bushati, ish-kryetare e AMA gjatë qeverisjes së PD ka shpërthyer ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pas publikimit të listët me kandidatë për deputetë.
Sipas saj, Basha e bëri partinë e vet, që i duhet ta ketë biznes dhe për dekadën tjetër.
Ajo vlerëson strategjinë e kryeministrit Rama.
“Është parimi “jo 2 herë mbi të njëjtën gjë”. Parim dhe i së drejtës nga rrjedh parimi i “gjësë së gjykuar”. Lumi nuk kalon 2 herë në të njëjtin vend – është shprehja e vjetër. Lexova Listën e PD-së. M’u duk po aq “fituese” sa ajo e 2017.
Teksa, Topalli, në 2 muaj parti, përbën risinë e këtyre zgjedhjeve me një ansambël profesorësh, intelektualësh, të rinj e të rejash të shkolluar në Perëndim, duke respektuar kërkesën e publikut për ekspertizë, qytetari e ndryshim.
Teksa, një Ramë i lodhur e i konsumuar, kthen përmbys gjithë PS-në, vë “në fije të perit” gjithë “të sigurtët”, që të lodhen nëse duan mandat, që dëshmon ambicien, nervin, energjinë për të fituar “me çdo kusht”.
Basha, pasi mori “të rrëzuarit” e Komisionit Nishani-Ruli, pasi gënjeu se deputetët do t’i zgjidhnin demokratët, pasi u tall me gjysmën e Kryesisë, përsëri në 12 të natës, nxori listën e vet. Hoqi disa, vuri disa, Por ASGJË E RE! Asgjë inspiruese, që të ngjall shpresë, që “s’ke ç’i thua”….
Emra të ndryshëm, zëri i njëjtë….ai i Kryetarit. Kjo Listë është “gjë e gjykuar”!
Zgjedhësit e kanë “gjykuar” një herë në 2017!
Asnjë çudi për mua e të tjerë: Basha, përveçse përtac, si çdo trashëgimtar që i lihet pasuri e madhe, as nuk di, por as nuk do!
Ai bëri partinë e vet, që i duhet ta ketë biznes dhe për dekadën tjetër!”, shkruan Endira Bushatit.









































