Google search engine
Home Politike Majko në vendin e 19-të, Rama: PS i ka dhënë gjithçka, e...

Majko në vendin e 19-të, Rama: PS i ka dhënë gjithçka, e kemi lënë në hambarin e grurit

0
235

Në mungesë të kandidimit të Erion Veliajt në zgjedhje, Rama tha se vendin e tij në në kufijtë e listës së sigurtë do ta zërë Pandeli Majko, të cilit sipas tij PS i ka dhënë gjithçka që ka mundur.

“Në Tiranë duke qenë se drejtuesi nuk është deputet, Pandeli Majko është personi që do qëndrojë te kufiri, i ka dhënë Partia Socialiste gjithçka, është në njësinë që është vatra më e nxehtë, hambari i grurit, ndërkohë që gjithë të tjerët kanë shkuar për misra. Ka gjithçka që i duhet për ta drejtuar këtë skuadër drejt 25 prillit, gjithë aspektin organizativ e drejton kryetari i Bashkisë.

Kush është në listë nuk ka kontestuar, kush ka kontestuar ka dalë jashtë. Diskutim patjetër që është bërë, ne u mblodhëm ku u diskutuan gjërat, janë gjëra komplet të ndryshme. Fatmir Xhafaj nuk ka kontestuar asgjë, natyrisht që ka bërë një diskutim normal, ku ka pyetur logjikën e gjësë, dhe Erioni ka dhënë të gjitha shpjegimet.

Logjika e skuadrës së PD është konservo fosilet, logjika e skuadrës sonë është fuqia e vetëndryshimit, për të qenë sa të mundemi të denjë për ata që na votojnë. Ne jemi njerëz që e ndjejmë se ju doni të shihni vetveten te politika, mbase nuk është maksinimumi, por është një qasje krejt tjetër”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here