Google search engine
Home Politike Ishte në listën zyrtare të publikuar ditën e djeshme nga Monika Kryemadhi/...

Ishte në listën zyrtare të publikuar ditën e djeshme nga Monika Kryemadhi/ Gjykata jep vendimin për kandidatin e LSI, zbardhet akuza ndaj tij

0
292

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje” për kandidatin LSI-së Sokol Skura, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Skura po udhëtonte dy netë më parë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool. Skura renditet i pesti në listën e LSI për qarkun e Elbasanit, ndërsa kryesimin e ka vetë Monika Kryemadhi.

Kjo nuk është hera e parë që 42 vjecari i jep mjetit në gjendje të dehur. Edhe më herët në vitin 2015 në gjendje të dehur ka shtypur  për vdekje me makinë një djalë të ri 17-vjeçar në Mengël të Elbasanit.

Sokol Skura i larguar nga Partia Socialiste që në vitin 2015, është akuzuar edhe për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here