Google search engine

    Finalizohet mega-operacioni ndërkombëtar/ Arrestohen 55 persona, 27 prej tyre shqiptarë, vihen në pranga 5 persona në Vlorë

    0
    274

    Finalizohet mega-operacioni ndërkombëtar antidrogë që është zhvilluar në orët e fundit duke vënë në pranga 55 persona, nga të cilët 27 janë shqiptarë.

    Mësohet se hetimet për shkatërrimin e këtij grupi kriminal kanë nisur që prej vitit 2018, ndërkohë që droga e kapur vinte nga Vlora.

    Mësohet se 5 persona janë arrestuar në Vlorë. Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia, Modena, Macerata, Genova, Parma në Itali, ku në kuadër të hetimeve është bërë i mundur dhe shkatërrimi i grupit kriminal.

    Droga transportohej nga Shqipëria drejt Italisë, dhe më pas synonte që të arrinte tregun gjerman me shtete të tjera të europës. Mënyra e transportit të lëndës narkotike ishte kryesisht me tren dhe me autobusë.

    Mes personave të arrestuar ka dhe shumë nigerianë, të cilët merreshin më pas me shpërndarjen e lëndës narkotike

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here