Mbretëresha Elizabetë ka reaguar lidhur me intervistën që Princ Harry dhe Meghan Markle dhanë para dy ditësh. Dailymail shkruan se Mbretërësha është shumë e pikëlluar që ka dëgjuar ato fjalë dhe ka thënë se të gjitha akuzat e bëra janë shumë shqetësuese dhe se do të adresohen brenda pallatit. Në deklaratë gjithashtu thuhet se Meghan, Harry dhe djali i tyre do të jenë gjithmonë shumë të dashur për pallatin mbretëror.
“E gjithë familja është e pikëlluar për të mësuar se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të ndryshojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë shumë familjarë të dashur,” thuhet në deklaratë.










































