Partia Socialiste ka zyrtarizuar tashmë kandidatët e saj në zgjedhjet e 25 prillit dhe deputeti Alket Hyseni për shkak të renditjes në vend të 11-të në Vlorë, është tërhequr nga gara.
Lidhur me këtë gazetarja Esiona Konomi tha se Damian Giknuri ka qenë shkaku për ta listuar shumë poshtë Hysenin, pasi sipas matjeve të bërë nga ky i fundit në zonën elektorale të Hysenit në Sarandë nuk ka rezultuar produktiv.
“Çdo kandidat brenda 48 orëve ka të drejtë të tërhiqet. Hyseni ka dorëzuar tërheqjen e tij për shkak se është në një vend të rrezikuar. Gjiknuri mbështet idenë se Hyseni nuk ka dalë produktiv.
Balla dhe Ruci kanë pasur tentativë për ta mbrojtur referuar edhe performancës jo fort të zbehtë. Ka qenë një nga zërat më të fuqishëm.Gjiknuri, nga testimet e kryera nuk i rezultonte ndonjë person i kuotuar”, theksoi gazetarja.








































