Mbrëmjen e kaluar një ngjarje e rëndë u raportua në Berat, ku disa shtëpi ishin përfshirë nga flakët e zjarrit. Policia e shtetit ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me situatën.
Njoftimi i plotë i policisë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me zjarrin që ka rënë në disa banesa në lagjen “Muzakaj”, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një tjetër trup i djegur, i cili dyshohet se është J. V., 61 vjeç.
Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal Berat.
Vijon puna intensive nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.





































