Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën online, “Rruga drejt 25 prillit”, ku po prezanton emigrantët që do të jenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Përveç Lavdrim Krashit, kandidatët e radhës që janë dy vajza emigrante jashtë si Briseida Gjoza dhe Bora. Dy emrat e radhës të propozuar nga shefi i qeverisë janë dy emigrante nga Elbasani, që prej vitesh jetonin larg vendit.
“Të merresh me politikë nuk do të thotë që të bëhesh politikane, por që bashkë me të tjerë të bësh të mundura gjëra që nuk i bën dot të mundura. Politika ka lindur për të bërë njerëzit bashkë kur ndajnë vizionin”, ka thënë Rama.





































