Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Rrogozhinë, ku raporohen për të plagosur me armë zjarri.
Nga informacionet e para dy persona janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kavajës. Nga të shtënat i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet K.ll, 20 vjeç, i cili ka marrë plumb në këmbë.
Burime nga policia thanë se, fillimisht ka pasur një konflikt fizik mes dy palëve, sherr me sende të forta e me grushte.
Më pas njëri person ka qëlluar me pistoletë, duke lënë të plagosur të riun Lluca.
Policia thotë se ka bllokuar makinën me të cilën dyshohet se ka ikur autori.





































