Google search engine
Home Politike Çfarë po ndodh në selinë e PS-së? Rama zbarkon tek Kryesia, anulohet...

Çfarë po ndodh në selinë e PS-së? Rama zbarkon tek Kryesia, anulohet mbledhja që ishte parashikuar në orën 18:00

0
292

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u pa teksa ngjiste shkallët në drejtim të kryesisë së Partisë Socialiste. Siç ishte parashikuar mbledhja do të niste në orën 18:00.

Por burimet e fundit bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orë 19:30.

Ndërkohë që pritet të finalizohet lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Kryeministri do t’i japë “dorën e fundit” listës, përpara se ta dorëzojë atë në KQZ, por duket që i duhet kohë më shumë për të përmbyllur listat.

Në selinë e PS ndodhet tashmë kryeministri Edi Rama i cili do të takojë me radhë sot drejtuesit politikë të qarqeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here