Google search engine
Home Politike Një tjetër lëvizje e papritur! Deputet i Parlamentit vendos të mos kandidojë...

Një tjetër lëvizje e papritur! Deputet i Parlamentit vendos të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit: Nuk dua të bëhem pjesë e degradimit të…

0
274

Ka hequr dorë nga kandidimi si deputet është Ligoraq Karamelo. Karamelo ka qenë në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, duke garuar me PBDNJ.

Në një status të gjatë ai rendit disa arsye se pse nuk do të kandidojë, ku midis tyre shprehet se “nuk do që të bëhet pjesë e degradimit të mëtejshëm të përfaqësimit politik të minoritetit etnik grek e të mos njollosë projeksionin e tij politik 30-vjeçar”.

Postimi i plotë

Situata parazgjedhore eshte tejet e mbingarkuar dhe aktoret politike pjesemarres,ne vend te shpalosjes te identitetit e te programeve te tyre  politike,  po merren me menyren se si  e kush do te siguroje karrigen e deputetit dhe te pushtetit ne qeverisjen e ardhshme.

 Tejet pikelluese eshte gjendja dhe menyra e perfaqesimit te minoritetit etnik grek ne zgjedhjet vijuese parlamentare te 25 Prillit..Pa identitet,pa program,pa nje liste perfaqesuese, ata qe pretendojne e trumbetojne se perfaqesojne politikisht kete minoritet,jane rrjeshtuar ne koalicione e lista kompromentuese duke braktisur perfundimisht aspiratat e shenjta te minoritetit etnik grek,vetem per hir te interesave te tyre personale e te grupeve klanore,duke u bere vasale te partive te medha e duke e lene  elektoratin e minoritetit e jo vetem,te corientuar  ne udhekryqin pesimist te se ardhmes,

Kjo menyre sjelljeje, tinzare e hipokrite i  demaskon  perfundimisht  para syve te  antareve te minoritetit,te cilet jane te etur per drejtesi shoqerore,jane te shtypur e te kercenuar sistematikisht ,jane te cunguar ne liri e te drejta  nga qeverisja e ingranazhi politiko-administrativ I shtetit ,nga ekstremizmi nacionalist e se fundi,jane te mashtruar nga vete ata.Nisur nga fakti qe:

I- propozimi im per te dale me nje liste perfaqesuese te perbashket,ne emer te minoritetit etnik grek nuk u morr parasysh,

II-nuk u tentua te koordinohej nga partite politike,PBDNJ e MEGA,nga  organizata Omonia e shoqatat e tjera, menyra e perfaqesimit te minoritetit etnik grek ne interes te gjithe antareve te ketij minoriteti dhe jo ne interes te individeve apo grupeve te caktuara,

III-nuk u krijua nje front I perbashket  qe do flakte tej zgjedhen e skllaverimit politik nga partite e medha e do ti jepte dinjitetin e duhur perfaqesimit politik  dhe do ta bente  minoritetin etnik grek, faktor te qenesishem ,percaktues e te llogaritshem ne jeten politike-shoqerore ne Shqiperi , realizues te kerkesave e standarteve te tij integruese dhe jo dekor qe do  te perdoret  nga te tjeret ne   shfaqjet e tyre te shemtuara politike,per gjoja “standarte te larta ne fushen e lirive e te drejtat themelore te minoriteteve ne Shqiperi” etj.

IV-te mos behem pjese e degradimit te metejshem te perfaqesimit politik te minoritetit etnik grek e jo vetem e te mos njollos projeksionin tim  politik gati 30 vjecar,

Vendosa te mos marr pjese ne zgjedhjet parlamentare te 25 Prillit duke mos marre ne konsiderate asnje propozim qe mu be nga parti apo koalicione politike per te kandiduar ne emer te tyre.

Natyrisht nuk do ta braktis elektoratin tim ne Korce,qe e konsideroj te shenjte,do ti sherbej atij deri ne  mundesine time te fundit dhe  sebashku me te gjithe ata qe nuk mund te pajtohen me gjendjen ne te cilen ai ndodhet,do te pergatitemi per ta riorganizuar,per ti kthyer shpresen dhe dinjitetin ne betejat e metejshme elektorale.Ligoraq Karamelo,deputet I qarkut te Korces.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here