Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e vrasjes së 31-vjeçarit me iniciale T.B., disa ditë më parë, ngjarje e cila tronditi qytetin e Vlorës. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se motivi i kësaj ngjarjeje ka qenë një borxh i pashlyer nga 31-vjeçari. Dyshohet se fillimisht viktima ka shkuar në një lokal dhe ka debatuar me tre autorët teksa njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin. Por 31-vjeçari nuk ka pranuar t’ia japë teksa më pas ka degraduar në sharje dhe kërcënime me një armë të cilën i riu e fshihte në brez. Pas debatit dhe tensionit të krijuar në ambientet e lokalit 31-vjeçari dyshohet të jetë larguar së bashku me dy persona të tjerë, me një makinë me xhama të zinj. Pas 10 metrash ai mësohet të ketë zbritur nga makina ku është filmuar nga kamerat e sigurisë duke ecur drejt rrugës transballkanike ku edhe ka ndodhur vrasja. Pikërisht në këtë moment 3 autorët më të cilët para pak minutash ai kishte debatuar i kanë dalë në pritë, teksa ka qenë njëri prej tyre, i cili ka qëlluar me kallashnikov drejt tij duke e lënë të shtrirë në trotuar. Pas breshërisë se kallashnikovit janë dëgjuar edhe të shtëna me pistoletë dhe grupi hetimor ka dyshime se shokët e 31-vjeçarit janë kundërpërgjigjur duke qëlluar 3 herë në drejtim të Fordit. Deri tani i arrestuar për këtë ngjarje të rëndë është vetëm një person me iniciale H.J., i cili dyshohet të ketë luajtur rolin e shoferit. Ky i fundit dyshohet se pas atentatit është larguar bashkë më autorët, të cilët pak metra larg vendngjarjes mund të kenë ndërruar mjet, ndërsa 44-vjeçari është kapur nga forcat policore teksa po tentonte të largohej drejt Pyllit të Sodës. Ndërsa dy ditë më parë policia ka bërë të mundur identifikimin e dy autorëve të tjerë S.G., dhe E.H., për të cilët policia është duke kryer hetime dhe kontrolle të mëtejshme për kapjen e tyre. Po ashtu policia shoqëroi në komisariat 12 persona të cilët të cilët mund të kenë qenë dëshmitarë të ngjarjes, gjatë ekzekutimit të 31-vjeçarit dhe se mund të kenë dijeni lidhur me motivin e saj.
Ngjarja
Sa i takon pamjeve filmike të siguruara deri më tani mësohet se 31-vjeçari ka qenë fillimisht duke ecur më këmbë në rrugën “Transballkanike” pranë Gjykatës së Apelit dhe më pas është ndaluar nga dy persona të pamaskuar të cilët kanë dalë nga një makinë. Këta të fundit janë autorët e identifikuar paraditen e djeshme teksa referuar pamjeve filmike mësohet të kenë qëlluar drejt 31-vjeçarit, ndërkohë që i arrestuari H.J., ka qëndruar në makinën tip “Ford” duke i larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu referuar pamjeve ka dyshime se atentati nuk ka qenë i paramenduar për faktin se vrasja ka ndodhur në një zonë të populluar të Elbasanit dhe se autorët nuk kanë qenë të maskuar çka e ka bërë lehtësisht të mundur identifikimin e tyre. Arsye të cilët ngrenë gjithashtu dyshime se pista në të cilën do të hetohet ngjarja mund të jetë një konflikt ose mosmarrëveshje e ndodhur së fundmi mes viktimës dhe autorëve. Megjithatë burime nga policia dhe grupi hetimor bëjnë me dije se ende nuk e kanë përcaktuar nga kamerat e sigurisë se kush ka qenë personi që ka qëlluar, pasi kanë fizik të ngjashëm. Ndërkohë që gjithashtu janë duke u kryer kontrolle të shumta nga ana e policisë në disa banesa.
































