Google search engine

    Sherr në mes të ish-Bllokut, një person godet 39-vjeçarin me qytën e pistoletës

    0
    257

    Një 39-vjeçar me inicialet E.Xh., është goditur me qytën e pistoletës nga një person që ende nuk është identifikuar. Mësohet se ngjarja është regjiatruar mesditën e sotmë, rreth orës 15:15 në zonën e ish-Bllokut.

    39-vjeçari nuk është plagosur nga goditja që ka marrë, ndërsa agresori është ‘zhdukur’ nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihen identitetet e të përfshirëve në këtë konflikt apo rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

    Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

    Njoftimi i policisë Tiranë

    Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here