Deputetja e PDIU-s në qarkun Dibër Reme Lala e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS ka dhënë dorëheqjen.
Reme Lala paraditen e të premtes ka dorëzuar në selinë rozë dorëheqjen.
Për momentin mbeten të paqarta motivet e shkruara në letrën e dorëheqjes nga Reme Lala.
PS e kishte caktuar atë të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.
Me gjasë momentin kur e ka marrë vesh në çfarë vendi do të ishte në listën e Tiranës, zonja Lala ka preferuar mos të futet fare në garë.