Google search engine

    “Ndjej lodhje pasi kam kaluar Covid”, mjeku pneumolog i përgjigjet këngëtarit live: Bëni stërvitje, duke u rikuperuar përditë..

    0
    501

    Mjeku pneumolog, Adrian Jorgji, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, mori një pyetje nga këngëtari i njohur, Dashnor Diko.

    Këngëtari tha se ka kaluar Covidin dhe se tani ndjen pak lodhje. Mjeku deklaroi se në këtë rast, z.Diko duhet që të bëjë stërvitje të vogla, fillimisht pak, e duke shtuar fluksin stërvitor.

    Pyetje: Kemi një pyetje nga këngëtari Dashnor Diko. Ai shprehet se e ka kaluar Covidin, por se ndjen lodhje

    Mjeku pneumolog Adrian Jorgji: Duhet të shqetësohemi kur kemi kollë dhe temperaturë të lartë. Me siguri që ka dëmtime si pasojë e Covid. Me lëvizje të vogla mund të ndjejmë lodhje, por duhet të bëjmë lëvizje.

    Sot duhet të bëjmë pak lëvizje, nesër pak më shumë dhe pasnesër akoma dhe më tepër. Çdo ditë e më tepër të bëjmë lëvizje, vetëm kështu rikuperohemi gjithmonë e më shpejt. Kur jemi Covid, ka mundësi edhe të flemë përmbys, duhet të mos rrimë pasiv. Kështu shmangim trompozat.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here