Google search engine
Home Aktualitet Dy të rinjtë shqiptarë ekzekutohen me armë zjarri brenda makinës së tyre

Dy të rinjtë shqiptarë ekzekutohen me armë zjarri brenda makinës së tyre

0
251

Dy persona të moshës 24 dhe 28-vjeçare kanë mbetur të vrarë nga një përleshje e armatosur që nga ndodhur në mëngjesin e sotëm Shkup, në bulevardin “Makedonsko – Kosovska Brigada”, gjegjësisht në lagjen Fushë Topanë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni.

Dy të rinjtë shqiptarë, përkatësisht Afrim Berisha 28 vjeç dhe Burim Vardari 24 vjeç, janë gjetur të vdekur brenda automjetit tip “Citroen” me targa të Shkupit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.

Të rinjtë janë qëlluar me 2 armë të ndryshme nga një tjetër makinë në lëvizje ndërsa ata po qëndronin në një makinë të parkuar. Për shkak të plagëve të marra ata kanë ndërruar jetë në vend. Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë hedhur dyshime se edhe autorët mund të jenë shqiptarë.

E RËNDË/ Dy të rinjtë shqiptarë ekzekutohen me

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here