Zbulohet kasaforta misterioze brenda vilës së Enver Hoxhës/ Blendi Fevziu bëhet kurioz: Pse nuk është hapur, Lame i tregon arsyen

0
353

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka zbuluar se  brenda shtëpisë, ku ka jetuar ish-diktatori, Enver Hoxha, ndodhet një kasafortë që nuk është hapur kurrë dhe nuk dihet se çfarë ka brenda saj .Kasaforta ndodhet brenda një dhome të vogël, ku mbaheshin rrobat.

Ndërkohë, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i cili ka qenë së bashku Fevziun brenda shtëpisë së ish-diktatorit, ka thënë se i ka shkruar firmës së kasafortës dhe i kanë dhënë se e hapin kundrejtë një shume parash. Ndër të tjera ai thotë se çelësi i kasafortës ka humbur.

Pjesë nga Biseda:

Lame: Ka një kasafortë që askush nuk e di se çfarë ka brenda

Fevizu: Po pse nuk e di askush?

Lame:  Sepse nuk është hapur asnjëherë

Fevizu: Po pse nuk është hapur?

Lame: I kam shkruar firmës, dhe më thanë se kushton kaq.. dhe ne vijmë e hapim

Fevziu: E hapnin

Lame: Po, firma është, mund të mos ketë dhe asgjë brenda

Fevziu: Po pse s’u bën kuriozë as komunistët?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here