Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta bëjë subjekt të SPAK, nga vilat e 13 apartamentet, te shpenzimet mijëra paund në Londër

0
343

Presidenti Ilir Meta duket se është politikani më kritik ndaj reformës në drejtësi e veçanërisht Prokurorisë së Posaçme. Prej vitesh kreu i shtetit flet për “Ramareformë”, por dje ka shkuar deri aty sa ka sulmuar drejtpërdrejt Prokurorinë e Posaçme. Kjo strukturë ka vetëm një vit që është ngritur dhe ka realizuar një sërë operacionesh të suksesshme. Por mbështetja ndërkombëtare dhe vendosmëria e prokurorëve me në krye Arben Krajën, duket se e shqetësojnë jashtë mase presidentin. Por pyetja që shtrohet është: Pse trembet Ilir Meta nga drejtësia e re? Pse e sulmon kreu i shtetit reformën dhe SPAK? Një njeri që nuk ka kryer kurrë shkelje nuk ka pse të shqetësohet. Nëse shohim deklarimet e Metës kohët e fundit rezulton se është politikani që ka sulmuar më ashpër reformën në drejtësi. Dyshimet janë se e gjithë kjo ka të bëjë me pasurinë. Ilir Meta renditet mes politikanëve me pasuri sheikësh. Nëse bëjmë një veting si ai i drejtësisë, presidenti gjithë jetën ka pasur vetëm rrogën e tij dhe të bashkëshortes, por ka në pronësi vila, apartamente, për të mos harruar shpenzimet mijëra paund çdo vit për shkollimin e fëmijëve në Londër.

Deklarimet sipas viteve

Deklarimet e para në ILDKP datojnë që prej vitit 2003 dhe në këtë vit presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidenti aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI. Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Në vitin 2008 Meta dhe Kryemadhi kanë deklaruar dhe llogaritë e tyre të para në bankë. Po ashtu kanë deklaruar dhe të ardhurat nga puna. E njëjta situatë dhe në vitin 2009. Por në vitin 2010 dhe për koincidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë bankare Credins Bank 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash. Ka deklaruar pagën si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie, 1.768.385 lekë.

Vilat e familjes presidenciale

Por ajo që u ka dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi. Edhe pse në deklaratën pranë ILDKP nuk jepet shumë qartë të dhënat, Kryemadhi rezulton pronare e truallit ku është ndërtuar pallati dhe në këmbim ka marrë 13 apartamente me vlerë totale 1444.8 m2. Shumica e tyre janë shitur nga viti në vit. Po ashtu Meta e Kryemadhi kanë deklaruar një banesë në kryeqytet me sipërfaqe 200 metër katror me vlerë 400 mijë euro. Pjesë e deklarimit është dhe 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Gazeta ka bërë një përmbledhje të vlerës totale të të gjitha apartamenteve të shitura e blera dhe rezulton se kapin një kosto prej afro 900 mijë eurosh. Por në këtë llogaritje nuk përfshihet shtëpia në Gjirin e Lalzit, pasi nuk dihet vlera e saj. Kjo do të thotë se fitimi arrin miliona euro. Shtëpia e tyre në bregdet është bërë gjithmonë objekt debati dhe sipas deklarimeve në ILDKP, bëhet fjalë për një banesë dy katëshe me sipërfaqe 317 metra katror në Gjirin e Lalzit. Sipas deklarimit, burimi është këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agi-Kons shpk, si përfitues 33% të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli. Edhe 13 apartamentet janë përfituar nga po kjo kompani.

Shkollimi i fëmijëve

Në deklarimin që Meta e Kryemadhi kanë bërë pranë ILDKP, bie në sy se kanë disa llogari edhe fëmijët e tyre, shumica të hapura për qëllime studimi. Vetëm në vitet e fundit është deklaruar se janë shpenzuar 140 mijë paund për shkollimin e tyre në Londër. Por një tjetër element që tërheq vëmendje është se pavarësisht ekzistencës së disa llogarive bankare, si Meta ashtu dhe Kryemadhi kanë marrë overdrafte në bankë.

Ja pasuria e plotë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Viti 2003

Apartament 2+1 përfituar nga privatizimi, zotëron 25%

Banesë +verandë+lulishte në Golem, 327 m2, me vlerë 60 mijë dollarë dhe zotërim 50%. Marrë me hua bankare.

Paga si deputet, 05 mln lekë

Paga në Këshillin e Ministrave, 2.085 mln lekë

Shlyer kredi, 7580 USD, marrë për shtëpi në Golem

Interes bankare, 2160 USD.

 Viti 2004

Apartament ¼

Banesë në Golem

Vijon kredia bankare, 44.532 USD pa shlyer

Paga si deputet, 1.735.404 lekë

Viti 2005

Paga si deputet, 1.423.787 lekë

Paga e bashkëshortes në Kuvend, 1.672.861 lekë

Vijon kredia bankare

Viti 2006

Shitur banesa në Golem, 300 mijë euro, zotërim 50% Ilir Meta dhe 50 %Monika Kryemadhi

Paga në Kuvend, 1.386.694 lekë

Monika Kryemadhi pagesë kalimtare për sigurime shoqërore, 900 mijë lekë

Vijon kredia për banesën në Golem

Viti 2007

Monika Kryemadhi blerje 500 m2 tokë+200m2 truall, 5 milionë lekë

Paga si deputet, 1.425.167 lekë

Monika Kryemadhi pagë në Këshillin Bashkiak Tiranë, 1.000.919 lekë

Vijon kredia bankare

Viti 2008

Llogari bankare për pagat, 43.256 lekë

Llogari bankare për shlyerje kredie, 4.807 USD

Paga si deputet, 2.777.566 lekë

Të ardhura Kryemadhi si ish-deputete, 659.565 lekë

Kryemadhi të ardhura në Këshillin Bashkiak, 378.789 lekë

Shlyer kredia bankare

Kryemadhi shtesë në llogari, 40 mijë lekë

Kryemadhi overdraft në bankë, 20.321 euro

Viti 2009

Pakësim llogarie bankare: Gjendje më 31.12.2008 shuma 170.982. gjendje më 31.12.2009 gjendje 9.174 lekë

Paga si deputet dhe zv/kryeministër, 1.273.317 lekë

Shpërblime komisione, 662.874 lekë

Kryemadhi paga si anëtare Këshilli Bashkiak, 314.077 lekë

Kryemadhi paga si sekretare organizative e LSI, 158.773 lekë

Kryemadhi shtesë në llogari bankare, 34.727 lekë

Llogari bankare e re, 1.388 euro

Viti 2010

Shtesë në llogarinë bankare Credins Bank 135 318 lekë

Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada 400 000 euro

Burimi, kredi nga Credins Bank 200 000 euro

Pakësim gjendja cash, -200 000 euro

Paga si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie 1 768 385 lekë

Kryemadhi, sekretare e LSI 969 324 lekë

Kryemadhi, paga si anëtare e Këshillit Bashkiak 278 100 lekë

Kredi nga Credins Bank për blerja apartamenti 200 000 euro, 6550 euro paguar

Kryemadhi shtesë në llogarinë Bankare tek Credins Bank, 295 782 lekë

Kryemadhi, pakësim në llogarinë Bankare tek Credins Bank, -1350 euro

Apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k. (Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agigos, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli)

Viti 2011

Shtesë në llogari bankare, 246.448 lekë

Paga si deputet, 2.401.407 lekë

Kryemadhi paga si sekretare organizative në LSI, 963.340 lekë

Kryemadhi paga në Këshillin Bashkiak, 132.300 lekë

Kredi për banesë, 189.640 euro pa shlyer

Pakësim llogari bankare, 144.243 lekë

Vitit 2012

Pakësim llogarisë bankare, 588.863 lekë

Pakësim gjendje CASH, 7 mijë euro

Të ardhur nga paga neto, 1.499.642 lekë

Paga e Kryemadhit, 959.592 lekë

Shtesë llogarie Kryemadhi nga paga, 80.400 lekë

Viti 2013

Shtim llogarie, 20.590 lekë

Pakësim gjendjes cash, 14000 EURO

Paga dhe përfitimet, 2.318.877 lekë

Paga e bashkëshortes 663.897 lekë

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare, 714.009 lekë

Vijon shlyerja e kredisë dhe overdraftit

Viti 2014

Llogari bankare, 269.524 lekë

Paga në Kuvend, 1.964.421 lekë

Bashkëshortja, paga në Kuvend, 2 295 826 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, shtuar me 269 524 lekë.

Bashkëshortja, pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese.

Bashkëshortja, të ardhura nga shitja e apartamentit të banimit, 57 798 euro.

Bashkëshortja, kontratë shitje e apartamenti të banimit, 64 020 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare, 56 778 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare, 2 336 669 lekë.

Bashkëshortja, gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare (në emër të fëmijës), 11 038 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, (në emër të fëmijës), 82 086 lekë.

Bashkëshortja, detyrim financiar i shlyer në formën e overdraftit në një bankë të nivelit të dytë, 1 500 000 lekë.

Viti 2015

Paga si Kryetar i Kuvendit, 2 015 182 lekë

Monika Kryemadhi të ardhura nga paga si deputete 2 629 956 lekë.

Kryemadhi deklaron likuidim të kontratës së shitjes së apartamentit sipas deklarimit për vitin 2014 me vlerë totale 64 020 euro dhe gjendja e llogarisë ku është bërë hyrje shuma në datën 31 dhjetor 2015 është 60 818 euro.

Shtesë në llogari bankare zoti Meta me vlerë 1 815 082 lekë.

Pakësuar një llogari bankare në euro në emër të zonjës Kryemadhi 12 175 euro.

Shtuar gjatë llogaria bankare dy emërore pjesëtarë të familjes me 14 609 lekë.

Shtuar nga Interesat bankare një llogari në emër të njërit nga fëmijët me plus 182 euro.

Pakësuar llogari bankare me 35 915 lekë.

Viti 2016

Paga si Kryetar i Kuvendit, 1 955 743 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura si deputete, 1 993 076 lekë.

Pakësuar gjendja në llogari Bankare, 1 113 620 lekë.

Çelur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43 727 lekë.

Zoti Meta llogari dy emërore me person tjetër të familjes çelur në datën 11.05.2016, vlerë 1 001 029 lekë.

Bashkëshortët kanë likuiduar një kredi të mëparshme për blerje apartamenti me vlerë kredie 155 000 euro. Likuidimi është bërë përmes një kontrate shitje apartamenti datë 25. 02. 2016, ku blerësit i është transferuar me zëvendësim detyrimi kreditor. Apartamenti 200 m2 është shitur në shumën 345 000 Euro, ku deklarohet se në vitin 2016 është arkëtuar shuma 100 000 euro. Do të arkëtohet gjatë vitit në vijim 245 000 euro.

Kryemadhi ka shitur një apartament me sipërfaqe 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe kanë mbetur për tu arkëtuar nga të tretë 5 455 Euro.

Bashkëshortja ka shitur apartament me sipërfaqe 166.2 m2, me vlerë shitje, te arkëtuar plotësisht 85 088 euro.

Shitur apartament banimi me sipërfaqe 108.5 m2, vlera e shitjes, e arkëtuar 57 885 euro.

Shtesa Llogari Bankare Bashkëshortja:

Llogari bankare shtuar gjatë 2016 me 174 403 euro.

Vajza, gjendje llogarisë bankare studentore, 50 473 lekë.

Llogari bankare dyemërore Bora Metaj dhe Monika Kryemadhi shtuar me 9 181 lekë

Viti 2017

Pakësim llogarie bankare në Credins Bank, 538.824 lekë

Llogari në emër të Besar Meta dhe Ilir Meta, 1.702 lekë

Paga në Kuvend, 1.720.734 lekë

Paga në Presidencë, 982.830 lekë

Të ardhur atë tjera nga Presidenca, 2.500 euro

Overdraft, 106 954 lekë.

Kryemadhi, shitje apartament banimi, 101 m2, 55 550 euro.

Kryemadhi, shitje apartament banimi, 166 m2, 58 806 euro.

Kryemadhi llogari në Credins, shtuar 8 037 lekë.

Kryemadhi llogari në Credins, pakësuar 131 053 euro.

Kryemadhi llogari në Credins 140 mijë paund pagesë për shkollimin e fëmijëve ose 160 mijë euro.

Paga e Kryemadhit si deputete e Kuvendit, 1 993 386 lekë.

Kryemadhi Overdraft, 264 239 lekë.

Llogari në emër të fëmijëve, 71 euro.

Overdraft, 210 208 lekë.

Viti 2018

Ilir Meta

Shtim i llogarisë në lekë nga të ardhurat nga pagat, 1.319.680 lekë

Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj, 28.409 lekë

Të ardhura neto nga paga në Presidencë, 2.250.183 lekë

Të ardhurat nga dietat jashtë vendit, 6.480 euro

Të ardhura nga dietat jashtë vendit, 2.340 dollarë

Të ardhura në cilësinë e kryetari të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 85.000 lekë

Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë 42.500 lekë

Overd draft, 133.854 lekë

Monika Kryemadhi

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 me2 (deklaruar në 2014) me 42284 euro arkëtuar 38901 euro.

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar në 2014) me vlerë 64103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arkëtim për këtë kontratë.

Llogari në lekë të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787171 lekë

Pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17864000 lekë konvertuar në 145000 euro.

Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57.665 euro.

Të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2238923 lekë

Overdraft nga banka për Master Card 761 euro

Overddraft nga banka për Viza Cart 2243127 lekë

Fëmijët

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11.940 paund

Debi në kartën Visa arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi 158.357 lekë

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Monika Kryemadhit. Përfituar komisione – 8065 lekë.

Shlyerje overd draft nga prindërit 210.208 lekë.

Viti 2019

Monika Kryemadhi

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 me2 (deklaruar në 2014) me 42 284 euro arkëtuar 38 901 euro.

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar në 2014) me vlerë 64103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arketim për këtë kontratë.

Llogari në lekë të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787 171 lekë

Pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17 864 000 lekë konvertuar në 145 000 euro.

Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57665 euro.

Të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2238923 lekë

Overdraft nga banka për Master Card 761 euro

Overdraft nga banka për Viza Cart 2243127 lekë

Ilir Meta

Shtim i llogarisë në lek nga të ardhurat nga pagat – 1319680 lekë

Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj 28409 lekë

Të ardhura neto nga paga në Presidencë – 2250183 lekë

Të ardhurat nga dietat jashtë vendit – 6480 euro

Të ardhura nga dietat jashtë vendit – 2340 dollarë

Të ardhura në cilësinë e kryetari të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë – 85000 lekë

Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë 42500 lekë

Overd draft – 133854 lekë

Bora Metaj

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11940 paund

Debi në kartën Visa arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi 158357 lekë

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Monika Kryemadhit. Përfituar komisione – 8065 lekë.

Shlyerje overdraft nga prindërit 210208 lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here