Google search engine
Home Aktualitet Djali vrau të atin, dëshmia tronditëse: Ka qenë në psikiatri, ziheshin çdo...

Djali vrau të atin, dëshmia tronditëse: Ka qenë në psikiatri, ziheshin çdo ditë

0
264

Dëshmi tronditëse vijnë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot fshatin Luar të Roskovecit, ku djali vrau me sende të forta babain e tij. Ngjarja ndodhi në mesditë në banesën e tyre.

‘BalkanWeb’ sjell dëshmi të familjarëve, por edhe të fqinjëve të Dhori Rapit (viktima) dhe djalit të tij, 25-vjeçarit Erdis Rapi.Mësohet se i riu kishte qenë i shtruar në spitalin psikiatrik në Vlorë dhe pasi kishte dalë nga ky institucion jetonte me babain dhe vëllain në banesën e tyre në fshat. Banorët tregojnë se shpesh herë ka pasur problematika dhe sherre mes djemve dhe babait, si dhe me fqinjët e tyre. Kanë qenë fqinj të familjes ata që njoftuan policinë pas ngjarjes së ndodhur, e cila mbërriti menjëherë pranë vendit të ngjarjes.

Kunata e viktimës tregoi se babai me dy djemtë e tij ziheshin çdo ditë, ndërsa sherri i sotëm ishte shumë i madh. Ajo tha se kishte qenë babai që kishte kërcënuar djalin se do ta vriste, ndërsa ky i fundit kishte marrë një dërrasë dhe e kishte goditur disa herë në kokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here