Të tjera detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja e biznesmenit italian në një fshat të Pukës. Bëhet me dije se autoritetet shqiptare u kanë kërkuar homologëve të tyre që të verifikojnë të gjitha llogaritë bankare dhe transaksionet që biznesmeni, Davide Pecolli, mund të ketë bërë drejt shtetasve shqiptar.
Po ashtu është kërkuar që të krahasohet ADN-ja e mbetjeve kockore me atë të familjarëve të tij. Gjithashtu të verifikohen edhe shuma e parave që ai ka pasur me vete kur është nisur drejt Shqipërisë, personat me të cilin ka qenë i shoqëruar ditën që ka lënë Italinë.
Davide Pecorelli u gjet i djegur në 6 janar në Pukë në një automjet të marrë me qira.