Pa maska dhe lëvizje përtej orës kufizuese, ja sa gjoba ka vendosur policia

    0
    250

    Policia e shtetit konstaton një rritje të masave administrative për mosmbajtje të maskës ku vetëm në 24 orët e fundit ajnë vendosur 1672 gjoba.

    Sipas njoftimit prej tyre, 221 gjoba u janë vënë shtetasve që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 persona që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

    Policia e Shtetit

    Ndëshkohen me masë administrative 1672 shtetas që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, gjatë 48 orëve të fundit.

    Masë administrative edhe për 9 shtetas që u konstatuan duke lëvizur pas orarit të lejuar.

    Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1451 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

    Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 221 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

    Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

    Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here