Google search engine
Home Politike “Ma punuan”, pas deklaratave të forta ndaj demokratëve, Enkelejd Alibeaj ka një...

“Ma punuan”, pas deklaratave të forta ndaj demokratëve, Enkelejd Alibeaj ka një mesazh për Halim Kosovën

0
299

Ish-deputeti i PD-së, Enkeleid Alibeaj ka reaguar lidhur me deklaratën e mjekut Halim Kosova, ku shprehu zhgënjimin nga vlerësimi PD-së dhe se Edi Rama e kishte vlerësuar më shumë se vetë partia e tij.

Alibeaj u shpreh me fjalët se “çdo joshje nga Edi Rama është me helm brenda.” Ai në intervistën tha se ka respekt të madh për kolegun dhe mikun e tij dr. Kosovën duke shtuar se përgjatë procesit të kandidaturave ka një komision që jep opinione, por organi i fundit që merr vendimet përkatëse është sigurisht Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

“Joshje nga Edi Rama ta them me siguri është me helm brenda. Kjo është e sigurt. Unë kam respektin më të madh për kolegun dhe mikun tim doktor Kosovën.

Sigurisht një gjë është e qartë, që përgjatë procesit të përzgjedhjes së vlerësimit të kandidaturave ka një komision, kishte një komision.

Ishte ky komision të cilin e kemi dhe organ statutor i emëruar nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar siç edhe mund t’ju bëj të qartë juve dhe kujtdo tjetër që opinionet  e këtij komisioni janë të natyrës konsultative.

Organi i fundit i cili do të marrë vendimet përkatëse është sigurisht Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Kështu që ky është qëndrimi për doktor Kosovën dhe për gjithë të tjerët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here