Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi në Vlorë dje i 31-vjkeccarit Tauland Gjikaj. Mësohet se uniformat blu kanë identifikuar dy personat e shpallur në kërkim, si bashkëpunëtorë në krimin e rëndë.
Kështu, janë shpallur në kërkim shtetasit S. Gabrani dhe E. Hajnaj, të cilët kanë ndihmuar autorin e krimit, 44-vjeçarin H. Jonuzi, në vrasjen e 31-vjeçarit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja pistolete dhe 1 kapuç.
Mbrëmjen e djehsme u bënë publike edhe momentet e rënda të ekzekutimit të të riut, ku shihej se dy prej autorëve zbrisnin nga një makinë dhe i prisnin rrugën shënjestrës. Pas një bisede të shkurtër me të, ata e qëllojnë dhe largohen me shpejtësi, ndërsa 31-vjeçari rrëzohet në tokë, ku dhe ndërron jetë.









































