Rama vijon agjendën në Bruksel, takohet edhe me presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli

0
362

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Brukselit për Këshillin e 11 të stabilizim Asociimit.

Gjatë paradites ai takoi Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe komisionerin europian për zgjerim, Oliver Varhelyi, ndërsa tashmë është në një takim edhe me presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama në Bruksel shoqërohet nga ministrja Olta Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi, për të raportuar para vendeve europiane për rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here