Një lajm i trishtë vjen ditën e sotme nga Elbasani, ku kanë kaluar vetëm disa ditë nga vdekja e e neuropsikiatrit të Elbasanit, Hyqmet Shqerra, koronavirusi i ka marrë jetën edhe bashkëshortes së tij.
Hyqmet Shqerra, vdiq në spital në 11 shkurt të këtij viti nga Covid 19 në moshën 81-vjeçare, ndërsa dje ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij.
Djali i mjekut të njohur me anë të një postimi në rrjetin social ka dhënë lajmin e dhimshëm, të humbjes së mamasë.
MESAZHI I DJALIT
Lamtumire mama.Tani je afer burrit tend te jetes qe aq shume e ke dashur dhe respektuar. Dashuri idilike e juaja. Nuk mundet te rrinit te ndare per shume kohe. Me keni lene uraten te dy dhe do te me mbroni e drejtoni nga lart duke qene engjejt e mi mbrojtes. Premtoj qe do ndjek gjurmet tuaja e do mbaj lart emrin e babait dhe te mamase siç me keni edukuar ju me dashuri me pune me respekt me fisnikeri me ndershmeri me perulesi e me vete permbajtje.
Ju qofte dheu i lehte te dyve!








































