Ka ardhur çasti të bashkohemi tha kreu i PD-së Lulzim Basha pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha se e djathta nuk ka premtime boshe si ato që bën Rama, duke u shprehur se Shqipëria meriton një qeverisje më të mirë.
“Çdo shpresë nis me një ëndërr që bëhet realitet, Udhëtimi ynë i përbashkët për të bërë ndryshimin fillon sot. Aleanca jonë ka bashkuar të gjitha forcat, për të bërë ndryshimin. Pas 8 vitesh dështime, Shqipëria ka qenë në vend numëro. Gjatë javëve të fundit unë jam takuar me shqiptarë në të gjithë vendin, ndjej entuziazmin se bashkë me pranverën po vjen ndryshimi. Në emrin tim të PD dhe koalicionit tonë angazhohem se nuk do të zhgënjej, do të sjellim një të ardhshme të ndritshme. Shqiptarët janë të fortë, por Shqipëria meriton një qeverisje të mirë. Ndaj gjatë javëve të fundit kanë prezantuar planet tona për shëndetësinë, ekonominë…për ndaljen e katastrofës ndërkombëtare të emigracionit. Këto nuk janë premtime boshe nga ato që bën përsëri kryeministri, këto janë plane pune që do të realizohen . Tani ka ardhur çasti të ndryshojmë, të shkojmë në çdo rrugë, shtëpi më shtëpi dhe të garantojmë fitoren”, u shpreh Basha.








































