Policia e Vlorës bën të ditur se është vënë në pranga drejtuesi i mjetit tjetër të aksidentit tragjik në Vlorë që i mri jetën dy të rinjve.
Sipas burimeve zyrtare 40-vjeçari A.K., ngiste mjetin në gjendje të dehur dhe është përplasur me makinë e të rinjve.
“Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, thotë policia e Vlorës.
Nga aksidenti humbën jetën 18-vjeçari Ermir Tare, ndërsa Flori Duraj ndërroi jetë në spitalin e Vlorës më pas. Të plagosur mbetën shoferi Qirja Dori dhe dy pasagjerët e tjerë Rei Leskaj dhe K.Dori.
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Bishan në rrugën Levan-Vlorë.