Google search engine

    Balla nga Elbasani: Qeveria Rama ka trefishuar ndihmën ekonomike për familjet në nevojë!

    0
    307

    Drejtuesi Politik i Parëtisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, teksa zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël deklaroi se buxheti për mbrojtjen sociale ka qenë mesatarisht 9.2% në periudhën 2014-2019 dhe në 2020-2021 është mesatarisht në 10.5% të PBB.

    Sipas Ballës në buxhetin 2021 qeveria dyfishoi fondin e ndihmës ekonomike, krahasuar me vitin 2013 ky fond është trefishuar.

    “Elbasani ka një numër të rritur fabrikash punëdhënëse dhe numri do të vazhdojë të rritet.

    Sa i përket grupeve vulnerabël ne kemi marrë një masë që është dyfishimi i ndihmës ekonomike.

    Një qeveri që i ka rënë barra e pandemisë dhe ka shtuar mbështetjen për më të varfrit, besoj është një qeveri që kujdeset për më të varfrit.

    Sa i përket debatit për taksat, 95% e elbasanasve, në mos 99% janë pro taksës progresive sepse kjo taksë parashikon taksimin e atij që fiton më shumë”, theksoi Balla.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here