Google search engine
Home Politike U largua nga LSI dhe iu bashkua PS-së/ Rama tregon arsyen e...

U largua nga LSI dhe iu bashkua PS-së/ Rama tregon arsyen e largimit të Nasip Naços dhe afrimin me Partinë Socialiste: E kemi si mik special, pastaj do jetë po aq special sa të gjithë të tjerët

0
239

Ditën sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama, po zhvillon një takim online me qytetarët e Beratit, ajo që ra në sy është figura politike që shoqëron kryeministrin. Pranë tij ka pasur dhe ish- deputetin e LSI Nasip Naço, që në këto zgjedhje pritet që të bashkohet nën siglën e Partisë Socialiste.

Rama tha se afrimi i Naços synon që të çojë përpara projektet e transformimit të nisura në qarkun e Beratit, që sipas tij nuk mund të ndahen në të majta dhe të djathta.

“Më vjen shumë mirë që jam këtu sot me disa prej kolegëve, dhe duke qenë se sot këtu bashkë me mua, me Blendin dhe kryetarin e Bashkisë është një mik special, pastaj do të jetë po kaq special sa të gjithë.

Nasipi që faktikisht është këtu si një deputet i kësaj zone, dhe si shprehje kuptimplotë e një fakti shumë të rëndësishëm në këndvështtrimin tim, që në këtë zonë të çohen përpara projektet e nisura, për transformimin e të gjithë qarkut.

Sot kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve, sepse sfidat e mëdha të kësaj kohe të vështirë, nuk janë sfida të majta dhe të djathta, por janë sfida jetësore, për çlirimin e vendit, nga ankthi i këtij armiku të padukshëm. Është një sfidë jetësore që duhet ta fitojmë, dhe do të bëhet falë këtij bashkimi të madh të njerëzve, që iu përket të gjithëve, çdo qytetari”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here