Google search engine

    Finalizohet mega-operacioni/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, 8 persona bien në pranga

    0
    266

    Policia spanjolle në Malaga ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare të  trafikut të drogës. Mediat spanjolle raporton se 8 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë, kanë përfunduar në prangat e policisë.

    Personat në fjalë u arrestuan pas kontrolleve të uniformave blu në disa apartamente, ku ata mbanin lëndën narkotike.

    Gjithashtu në njërën nga magazinat u gjetën 239 kg marijuanë dhe 60 kg hashash.

    Policia spanjolle sekuestroi gjithashtu edhe një kamion që përdorej për transportin e lëndës narkotike, 6 makina luksoze, 16 telefona celularë dhe 8,500 euro.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here