Janë zbardhur detaje të reja rreth vrasjes së 66-vjeçarit Behar Sofia, në qendër të Tiranës ditën e djeshme. Policia ka marrë në pyetje familjarët e Sofisë të cilët, sipas burimeve, kanë mohuar që të kenë pasur konflikte apo kërcënime kohët e fundit
Po ashtu, familjarët kanë thënë se Behari kishte dalë të pinte kafe e më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Sipas tyre, kur doli, Sofia nuk u tha se do të takonte njeri.
Nga kqyrja paraprake që i është bërë celularit të viktimës, nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë, përveç familjarëve. Deri tani janë të shoqëruar të paktën 10 persona, të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës dhe asnjë person i dyshuar.
Behar Sofia, një emër mjaft i njohur për policinë dhe drejtësinë, u ekzekutua në një atentat mafioz mëngjesin e së enjtes, vetëm pak metra larg shtëpisë në mes të Tiranës.









































