Google search engine
Home Politike U shkarkua me bujë, mjeku kërkesë Ramës: Dua të rikthehem si vullnetar!

U shkarkua me bujë, mjeku kërkesë Ramës: Dua të rikthehem si vullnetar!

0
295

“Unë do të doja të punoja vullnetar në ekipet e urgjencës për t’i ndihmuar sa më shumë njerëzit e vendit tim…”

Pak muaj më parë, u shkarkua nga puna mjeku i urgjencës Ilir Allkja.

Mësohet se ky i fundit i ka bërë një kërkesë qeverisë për ta rikthyer në punë për të punuar në mënyrë vullnetare në ekipet e Urgjencës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku Allkja shkruan se duke marrë parasysh situatën e rënduar të Covid-19 në Shqipëri, ai dëshiron që t’i vijë në ndihmë sa më shumë qytetarëve shqiptarë duke punuar vullnetarë në Urgjencën Kombëtare.

Postimi i plotë:

VULLNETAR PËR T’I SHËRBYER VENDIT.

Në kushtet e rënda të epidemisë së covid-19 që po kalon Shqipëria, nisur nga mungesat e theksuara në mjekë, unë do të doja të punoja vullnetar në ekipet e

urgjencës për t’i ndihmuar sa më shumë njerëzit e vendit tim.

Megjithëse Rama në prononcimin e tij më 14 janar, në emisionin OPEN e ka mbyllur këtë opsion , menaxherët e sistemit shëndetësor duhet të mendojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish e jo për tekat e një kryeministri të dalë duarsh!

Kujtojmë se më 30 Dhjetor të vitit 2020, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ pushoi nga puna mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, pasi sipas tyre ai kishte shkelur kodin etik të punonjësit.

Allkja është i njohur për deklaratat e tija publike për menaxhimin e situatës së pandemisë në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here