Google search engine
Home Politike Irritohet Flamur Noka në Kamëz: Do ua presim gishtat atyre që i...

Irritohet Flamur Noka në Kamëz: Do ua presim gishtat atyre që i fusin në xhepat tuaj, i njoh me emra dhe mbiemra (VIDEO)

0
255

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka para elektoratit të djathtë në Kamëz ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë.

Ai është shprehur se i njeh me emër dhe mbiemër të gjithë nënpunësit që tentojnë të përfitojnë në kurriz të popullit.

Noka u shpreh se do t’u priten gishtat atyre që tentojnë të vejdhin, pasi koha e vjedhjes së lekëve ka marrë fund.

“Burg dhe vetëm burg për të gjitha ata që abuzojnë dhe do të tentojnë t’ju nëpërkëmbin ju. Ta harrojnë! I di me emër dhe mbiemër se kush po merret, i di edhe ata nënpunësit se ku i fusin duart. Por do t’ua u presim gishtat atyre që fusin gishtat në xhepat tuaj. Kjo kohë do të marrë fund, sepse koha e vjedhjes së lekëve tuaja nuk mund të vazhdojë më. Koha e tyre ka marrë fund”, thotë Noka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here