Google search engine
Home Politike Zbardhet skema, ja si do të hyjnë në zgjedhjet e 25 prillit...

Zbardhet skema, ja si do të hyjnë në zgjedhjet e 25 prillit PD dhe LSI, në këto 3 qarqe Basha dhe Kryemadhi do të dalin me listë të përbashkët

0
254

Sot është dita e fundit e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ dhe Basha me Kryemadhin kanë zgjedhur që të kandidojnë me lista të ndryshme në 9 qarqe të vendit dhe me një listë në 3 qarqe të tjera. Një skenar ky që sipas tyre synon të maksimizojë votën për partitë e tyre.

,PD dhe LSI do të garojnë secila me listën e vetë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Vlorë. LSI pretendon të nxjerrë deputetë në këto qarqe prandaj edhe ka zgjedhur që të dalë e vetme duke patur edhe mbështetjen e PDS-së së Paskal Milos.

Ndërkohë, PD dhe LSI do të garojnë nga ana tjetër me një listë në qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës, ku ka një numër të vogël votuesish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here