Prej disa muajsh, reperi i njohur Stresi po qëndron në arrati, pasi është në kërkim nga policia për pjesëmarrje në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.
Dhe nga arratia, Arkimed Lushaj ka paralajmëruar se do kthehet në verë në lagjen e tij.
Ai publikoi foto teksa fliste në kamera me miqtë e tij dhe deklaroi se nuk do i shiste as për 1 milion paund, pasi e ka provuar vetë atë dhimbje.
“As për 1 milion paund nuk e shes shokun sepse e kam ndjerë atë dhimbje, vetë jam shitur, po në fund kanë shitur veten! Kthehet baba në lagje këtë verë e jua q… listën e dasmës”– shkroi reperi.









































