Sot afati i fundit i koalicioneve, Nard Ndoka nuk firmos marrëveshjen me PD

0
323

Sot në mesnatë skadon dhe afati i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në vend. Kampi demokrat është duke bërë bisedat e fundit me aleatët, teksa mësohet se surprizë është mosfirmosja e marrëeshjes nga Nard Ndoka.

Mësohet se Ndoka ka mbetur i pakënaqur nga marrëveshja që i është propozuar nga kreu demokrat. E për këtë arsye deri në këto momente s’ka dakordësi mes palëve. Dokumenti është firmosur nga Mediu, Idrizi, Dule dhe Duka.

Negociatat vazhdojnë që të gjendet një marrëveshje mes tyre përpara afatit të vendosur nga KQZ, e cila skadon në orën 00:00 të 24 shkurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here