Google search engine
Home Politike Rrëfimi i rrallë i Shehit, tregon si i kishte marrëdhëniet me Sali...

Rrëfimi i rrallë i Shehit, tregon si i kishte marrëdhëniet me Sali Berishën, zbulon edhe si e ka njohur Fatos Nanon: Kishte ide më liberale, por…

0
417

Dashamir Shehi ka rrëfyer marrëdhënien e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe njohjen e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Shehi shprehet në “Opinion”  se Berisha kishte aftësi për të menaxhuar njerëzit, ndërsa tregon se ka prishur marrëdhëniet me atë për shkak se ka qenë një punonjës i ndershëm dhe nuk i është bindur.

Sipas tij, Berisha ka luajtur rol pozitiv në Shqipëri, ndërsa dënon vrasjet e ndodhur në protestën e 21 janarit.

“Për hir të eksperiencës që kishte dhe nga partia e vjetër, mënyra për të menaxhuar njerësit. Për të prit ty në mëngjes, mua në darkë. Marrëdhënia shqiptare nuk është institucionale, është individuale. Berisha është njeri i zgjuar, është i zoti dhe ka vullnet. Dhe ai ka problemet e veta. Por jo të hedh bojë të zezë vetëm mbia atë. Ka qenë një raport i vështirë. Unë kam qenë një nëpunës i ndershëm. Ti nuk mund të më thuash firmos këtë se të them unë. Kjo ka krijuar dhe një tension më të madh. Erdhën zgjedhjet e ’96 si duket isha bërë më i rrezikshëm se sa duhet. Unë nuk largohem se jam i pazoti, por se isha bërë më i zoti se sa duhet. Berisha ka pasur edhe vlera me rëndësi që luante rol pozitiv. Në mandatin e dytë ka pasur element reflektimi. Siç ka pasur elemente të panevojshëm, se nuk ishte nevoja tu shtinte në bulevard, kjo tregon një paaftësi të policisë.”-tha Shehi.

Po ashtu, Shehi ka komentuar dhe njohjen e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano, për të cilin tha se kishte ide liberale, por nuk kishte vullnet për të punuar.

“Po, e kam njohur. Po të kishte pasur më vullnet për të punuar, them se do kishte bërë disa punë më të mira. Kishte ide më liberale dhe më qytetarë. Po të kishte pasur vullnet stafin e vet, atë ambient kiorruptiv, ku ,mund të ishte edhe vet.”-tha Shehi./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here