Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është regjistruar koalicioni i parë pjesëmrrës për zgjedhjet e 25 prillit.
Nën siglën “Aleanca” do të jenë shtatë parti që garojnë:
Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane
Partia për personat me Aftësi të kufizuara e Shqipërisë
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
Aleanca Demokratike Shqiptare
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Kujtojmë që afati për regjistrimin e koalicioneve përfundon mesnatën e 24 shkurtit, dhe pritet edhe depozitimi i koalicionit të opozitës së bashkuar të kryesuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës.

