Arrestohet ditën e sotme nga Policia e Kukësit një 50-vjeçar i identifikuar A. Nika, i cili përmes kërcënimit i ka marrë një shumë prej 12 milionë lekësh një të moshuari.
I moshuari është shtetasi F. Gjici, 72-vjeçar.
Nika e akuzonte 72-vjeçarin se kishte raporte me gruan e tij dhe nën presion dhe kërcënime ka arritur t’i marrë shumën e konsiderueshme të parave.
“Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar,”- mësohet t’i ketë thënë ai.







































