Koalicioni opozitar ka zyrtarizuar emrin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit, por Partia Demoiratike nuk ka ndryshuar siglën.
Të gjithë menduam se do të bëhej fjalë për sloganin “Shqipëria fiton”, por sipas dokumenteve që disponon A2CNN koalicioni do të quhet Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim”.
Në këtë mënyrë PD ka ruajtur emrin e vet dhe siglën e vet duke lehtësuar identifikimin nga elektorati. Marrëveshja është firmosur nga Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Bamir Topi, Nard Ndoka dhe të tjerë opozitarë.
Emri i ri i koalicionit është gati identik me atë të vitit 2009, ku garoi nën siglën e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”.





































