Fshati Panarit i Korçës prej më shuëm se një muaji ndodhej i bllokuar dhe nën pushtetin e borës.
Rreth 300 banorë të këtij fshati prej 42 ditësh nuk mundën të kishin akses në rrugën që e lidh me njësinë admnistrative Vithkuq.
Vetëm këtë të mërkurë bashkia ka dërguar në terren një mjet borëpastruese e cila ka avancuar vetëm 2 km në drejtim të fshatit Panarit nga fshati Shtyllë. Punimet për këtë rrugë pritet të zgjasin rreth 5 ditë.






































