Një minator ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti në minierë në zonën D në qytetin e Bulqizës.
Fiqiri Karaj është 46-vjeçari që gjeti vdekjen ndërsa po punonte në një galeri private.
46- vjeçari, baba i tre vajzave punonte në një minierë private ku gjatë punës një masiv mineral kromi është shkëputur nga tavani i galerisë duke e zënë poshtë dhe lënë të vdekur.
Ndërkohë viktima aktualisht është në morgun e spitalit të Bulqizës për ekspertizë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.







































