Google search engine
Home Aktualitet Arrestohet në Durrës bosi i drogës, kërkohej prej kohësh nga Policia

Arrestohet në Durrës bosi i drogës, kërkohej prej kohësh nga Policia

0
234

Policia e Durrësit ka arrestuar I. Kasa alias Mitralozi, pasi ky shtetas është dënuar në Itali me 23 vite burg, për veprën penale të trafikut të narkotikëve.

Strukturat e Policisë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Islam Kasa alias Mitralozi, 53 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18.06.2019, e ka dënuar me 23 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i drogave”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here