Google search engine
Home Aktualitet Ndërtimi i mbikalimit të TEG-ut, ARRSH njofton qytetarët për lëvizjen

Ndërtimi i mbikalimit të TEG-ut, ARRSH njofton qytetarët për lëvizjen

0
283

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët se kanë nisur punimet për projektin e ndërtimit të rrugës “Mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”.

Për këtë arsye, do të reduktohen korsitë ekzistuese nga 3 në 2, në një gjatësi prej 150m pa hyrë në rrethrrotullimin e TEG-ut.

ARRSH njofton se do të punohet vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi Teg.

‘Është vënë në zbatim Plani i Menaxhimit të Trafikut për Projektin “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”, është bërë vendosja e sinjalistikës së nevojshme të përkohshme për të orientuar përdoruesit e rrugës në përdorimin e dy korsive.

Do të punohet vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi Teg, 24/7. Faza e parë e menaxhimit të trafikut parashikon reduktim të korsive ekzistuese nga 3 në 2, në një gjatësi prej 150m pa hyrë në rrethrrotullimin e TEG-ut.’- njofton ARRSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here