KQZ letër Gjendjes Civile: Sa dokumente identifikimi kanë skaduar?

    0
    247

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon informacion Drejtorisë së Përgjithshme Civile lidhur me numrin e votuesve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës.

    “Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese. Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021”, thuhet në letrën dërguar DPGJC.

    Kërkesa vjen në një kohë kur opozita ka kërkuar që të shtyhet procesi i rinovimit të dokumenteve biometrike deri më 30 prill.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here