Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili mbrojti ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, i njohur për përplasjet me Metën pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi si një nga 12 emrat më të njohur të drejtësisë kundër korrupsionit. Në një shkrim në rrjetet sociale, Blushi e quan reformën në drejtësi “Ramaformë” që do të marrë fund më 25 prill.
Reagimi i plotë
O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!








































