Google search engine

    DASH shpalli Dvoranin si kampion të luftës ndaj korrupsionit, Rama: U godit harbutërisht sepse nuk iu dorëzua presionit

    0
    225

    Departamenti Amerikan i Shtetit, e cilësoi ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, mes 12 kampionëve në luftën ndaj korrupsionit. Pas këtij vlerësimi, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

    Me anë të një postimi në “Twitter”, kryeministrit shkruan se vlerësimi i bërë nga Sekretari i ri i Shtetit Amerikan për Dvoranin është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë Reformën në Drejtësi.

    Kryeministri theksoi se Dvorani u godit harbutërisht, pasi nuk iu dorëzua presionit të së keqes.

    “Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkroi Rama.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here