Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në bulevardin Republika.
Paraprakisht dyshohet se makina është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti që kishte pasur, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e plotë të shpërthimit të flakëve.